Pacolli: Fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, i pandalshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar dhe pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falënderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore.
Ai ka falënderuar pesidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithë liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.
Postimi i plotë i Pacollit:"Samiti i Frankofonisë. Fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, i pandalshëm Samiti i Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë i mbajtur në Jerevan të Armenisë, rezultoi me ngritjen e statusit të Republikës së Kosovës si vend anëtar i asocuar. Pavarësisht përpjekjeve destruktive të palës serbe, Kosova shënoi sukses të plotë, duke iu falenderuar punës së palodhshme të gjithë ekipit të MPJ, stafit diplomatik dhe institucioneve tjera shtetërore. Falenderoj presidentin Macron, kryeministrin Trudeau dhe gjithê liderët e shteteve të Frankofonisë për mbështetjen ndaj Kosovës.




















































