Pacolli: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni


Aleanca Kosova e Re nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ka thënë kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli.
Ai, duke iu përgjigjur disa zërave që thonë të kundërtën, ka mohuar koalicionet eventuale të partisë së tij me ndonjë tjetër forcë politike, në këtë fazë.
“Po shoh në disa mediume që po qarkullojnë lajme të rreme se AKR do të përfshihet në ndonjë koalicion të ardhshëm. Dua vetëm t’ua sqaroj se AKR nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni. AKR do të garojë e vetme”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Lexojeni të plotë postimin e Pacollit:"Po shoh në disa mediume që po qarkullojnë lajme të rreme se AKR do të përfshihet në ndonjë koalicion të ardhshëm. Dua vetëm t'ua sqaroj se AKR nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni. AKR do të garojë e vetme. AKR nuk është e interesuar vetëm të kalojë pragun zgjedhor sa për të patur disa deputetë në Kuvend. AKR është duke punuar me programin dhe elektoratin e vet për të arritur konsensusin mbi 20% në mënyrë që të mund ta drejtojë qeverinë dhe të implementojë programin e vet qeverisës, i cili do të jetë 100% ekonomik, e që do të ndryshojë tërësisht këtë situatë të padurueshme në Kosovë; do të sigurojmë një rritje ekonomike mbi 12%. Me këtë rritje ekonomike do të krijojmë mundësi punësimi për shumë e shumë te rinj.







































