LAJMI I FUNDIT:

Pacientit i nxorën nga veshi një tiketë rrobash, për shumë vite ia kishte penguar dëgjimin (Video)

Pacientit i nxorën nga veshi një tiketë rrobash, për shumë vite ia kishte penguar dëgjimin (Video)

Neil Reithatha është specialisti nga Leicestershire e Anglisë, që e trajtoi një pacient të paemëruar, të cilit i ishte bllokuar kanali i veshit, nga një sasi e madhe e dyllit.

Otorinolaringologu shfrytëzoi aparatin për thithje që t’ia largojë masën e shumtë, derisa nuk hasi në një objekt misterioz, që nuk  po lëvizej, transmeton Telegrafi.


Me të përdorur një palë dara, arriti ta kapte shiritin që doli të jetë një etiketë rrobash, që kishte përfunduar në veshin e pacientit para shumë kohë.

Për shumë vite me radhë, ky objekt që nuk dihet se si i hyri në vesh, ia kishte penguar dëgjimin duke i shkaktuar edhe marramendje, por ai refuzonte të kontrollohej te mjeku.

Nëpërmjet pamjeve rrëqethëse, po kërkohet të ngrihet vetëdija e të gjithëve, që të kontrollohen te mjekët, po që se dyshojnë se ia ka mbetur diçka në vesh.

Vetëm se të mos provojnë mjete alternative, për të provuar ta largojnë vet, sepse kjo vetëm mund ta përkeqësojë situatën. /Telegrafi/