Dy persona janë lënduar kur kamioni goditi spitalin në qytetin Bensia në Kinë.

Në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një pacient që qëndron i shtrirë dhe bisedon me një të afërm - për pak sa nuk shtypet për vdekje, transmeton Telegrafi.


Në momentin që gjithçka dukej në rregull, kamioni thyen murin dhe futet brenda dhomës së spitalit të mbushur me pacientë. Mediat lokale raportojnë se shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin, dhe ishte përplasur drejt e në shtratin e pacientit.

Pacientët që ishin brenda për një sekondë u mbuluan nga copëzat e betonit dhe tullave, por ishte stafi i spitalit që reaguan me kohë për t'i nxjerrë nga rrënojat.

Për fat të mirë ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore, kurse si rezultat i përplasjes edhe hapur një vrimë e madhe në gropë. /Telegrafi/