Një ilaç për një sëmundje imune të fëmijëve ndihmoi pacientët me coronavirus të shërohen më shpejt, sugjeron një studim i ri.

Ruxolitinib është aprovuar për të trajtuar Limfohistiocytosis Hemofagocitic (HLH), e cila është një sindromë e fortë inflamatore në mesin e të rinjve dhe që mund të jetë fatale, shkruan Daily Mail.


Shkencëtarët nga Spitali i Fëmijëve Cincinnati në Ohio thonë se pacientë që morën medikamente të tilla panë përmirësime në shëndetin e tyre të frymëmarrjes, krahasuar me ata që iu dha ilaçe tjera, transmeton Telegrafi.

28942212 8366757 image a 51 1590693407333

Për më tepër, pacientët që nuk morën ruxolitinib kishin 14 për qind më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata që nuk e kishin marrë atë ilaç.

Pacientët e trajtuar me ruxolitinib panë përmirësime klinike në një kohë shumë më të shkurtër, në krahasim me të tjerët, që kishin përdorur ilaçe tjera.

Në fakt, 90 për qind e atyre që morën pacientë me ruxolitinib treguan përmirësime në skanimet e tyre CT brenda 14 ditëve. /Telegrafi/