Koficineti Gini, i cili mat indeksin e pabarazisë është ulur përgjatë dekadës së fundit (2008-2018) sipas raportit “Demografia dhe shëndeti”, i cili u formulua nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet një studimi që zgjati 6 muaj dhe përfshiu një anketë mbi 16,800 persona në të gjithë vendin përgjatë shtator 2017-shkurt 2018.
Rezultatet treguan se koeficienti Gini u ul nga 0.26 në 0.11 pikë ndërmjet 2007-2018 (Gini është një koeficient që mat pabarazinë në shpërndarjen e pasurisë. Vlera ndryshon nga “0.0” nëse pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë në “1.0” nëse pasuria është tërësisht e pabarabartë ose e përqendruar). Koeficienti Gini në Shqipëri në vitin 2018 ishte në vlerën 0.11.
Pasuria është më e shpërndarë në zonat urbane (0.05) sesa në zonat rurale (0.15).
Sipas rezultateve të raportit, rishpërndarja e pasurisë është rritur për faktin se, më shumë familje në shtresat e ulëta sociale kanë qenë të afta për të blerë më shumë pasuri gjatë dekadës së kaluar.
Indeksi i pasurisë është zhvilluar për te testuar pabarazitë në të ardhurat e familjeve, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, edukimit, infrastrukturës etj.
Të dhënat tregojnë se pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.
Në anën tjetër, vetëm 5% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të ulët, krahasuar me 42% të familjeve në zonat rurale, te cilat gjenden në kuantilin më të ulët të pasurisë.
Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër.
Vrojtimi i INSTAT gjeti se të gjitha familjet kanë televizor (98%), telefona celularë (97%), frigoriferë (96%), makina larëse (94%).
54% e familjeve në zonat urbane dhe 28% në zonat rurale kanë kompjuterë.
Lidhur me pronësinë e mjeteve të transportit, 37% e familjeve kanë një makinë ose kamion, 26%
një biçikletë, dhe 10% kanë një motor ose skuter.
Ndërmjet 2008-09 dhe 2017-18, përqindja e familjeve me kompjuter u rrit nga 30% në 54% në urban dhe nga 5% në 28% në zonat rurale.
Indeksi i Pasurisë u formulua bazuar në llojet e konsumatorëve dhe mallrat që ata zotërojnë, duke filluar nga zotërimi i një televizori, biçikleta apo makine, si dhe nga karakteristikat e strehimit të tilla si burimi i ujit të pijshëm, objektet e tualetit dhe materiali i dyshemesë. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës