LAJMI I FUNDIT:

Pa grim dhe me flokë të çrregullta, fansat me komente të ndryshme për Selenan

Pa grim dhe me flokë të çrregullta, fansat me komente të ndryshme për Selenan
(Foto: Instagram/selenagomez)

Çdo postim i Selena Gomez në rrjetet sociale shkakton një ortek reagimesh, por jo gjithmonë janë pozitive.

Këngëtarja ka publikuar një selfie në të cilin ka pozuar pa makijazh në fytyrë dhe me flokë të çrregullta.


Bëhet viral reagimi i Selena Gomez kur u përmend emri i kolegut të saj
Lexo po ashtu Bëhet viral reagimi i Selena Gomez kur u përmend emri i kolegut të saj

Postimi mblodhi shpejt mbi miliona pëlqime, ndërsa fansat e saj besnikë e lavdëruan në komente.

(Foto: Instagram/selenagomez)

“Bukuri natyrale”.

“Ti je më e bukur pa grim”.

“Si ka mundësi që ajo duket njësoj si 15 vite më parë”.

“Ti je më e bukur kështu” – e kanë vlerësuar ata që e duan.


Selena shfaqet në poza tërheqëse, fansat e kritikojnë për filtra dhe Photoshop
Lexo po ashtu Selena shfaqet në poza tërheqëse, fansat e kritikojnë për filtra dhe Photoshop

Mirëpo, një grup tjetër i përdoruesve të rrjeteve sociale besojnë se Selena ka publikuar një fotografi të vjetër.


“Kjo është fotografi e vjetër”.

“Këtu ishe shumë më e bukur para operacioneve plastike”.

“Kjo ishe ti, sot nuk dukesh kështu”.

“Besoj gjithnjë e më shumë në teorinë që ajo poston fotografi të vjetra nga koha kur ishte me Justin (Bieber) për ta rikthyer atë” – argumentuan ndjekësit në komente.


/Telegrafi/