Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme, e cila është e pasur me vitamina Përbërësit: - 50 g quinoa; - presh; - brokoli, - kungulleshë; - vaj ulliri; - majdanoz; - ullinj; - limon. Përgatitja:

Zieni në avull 50 g kinoe të kuqe.


Bashkë me preshin fërgoni gjysmën e kungulleshës së grirë dhe 1 filxhan brokoli.

Shtoni kinoen e zier, pastaj vajin e ullirit, limonin, majdanozin e grirë dhe disa ullinj të grirë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.