Kriza politike në Kosovë si pasojë e vonesës në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, nuk përjashton mundësinë që vendi të përballet me kolaps buxhetor për shkak të mosmiratimit të buxhetit të vitit 2020.
“Ngërçi” politik me të cilin po ballafaqohet shteti ynë tash e sa muaj, sipas këshilltarit të kryeministrit në dorëheqje, Haki Shatri, mund të çojë deri në trazira dhe dëme të mëdha në shoqëri dhe ekonomi.
Po kështu po mendojnë edhe ekspertë të ekonomisë të cilët shprehen se mosmiratimi i buxhetit në afatet e lejuara, është një fatkeqësi për vendin dhe për sektorin privat.
Shatri thotë se nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 mars, gjysma e popullsisë në vend mbesin pa të ardhura.
Përveç kësaj, ai thotë se edhe investimet kapitale për vendin janë ndaluar që nga 1 janari i këtij viti dhe nuk mund të zhvillohet asnjë projekt kapital.
“Me 31 mars mbyllet çdo mundësi e pagesave, edhe pagat edhe pensionet. E vetmja vijë që funksionon dhe nuk është e kufizuar me ligj, është borxhi i jashtëm. Pra, çdo pagesë, çdo veprim bllokohet, e mos të flasim për investimet kapitale që nuk ka drejtë as prej 1 janarit të procedohet pagesa për investime kapitale. Nëse janë 80 mijë nëpunës civil dhe mbi 100 mijë shfrytëzues të pensioneve dhe skemave sociale bëjnë 200 mijë, nëse kanë nga katër anëtarë të familjes, gati gjysma e popullsisë. Por janë edhe pasojat e tjera me kontratat për kryerjen e punimeve sepse bllokohen pagesat. Pastaj, drejtpërdrejt reflektohet edhe tek sektori privat. Trazira, pakënaqësi dhe dëme i bëhen vendit, kjo është me rëndësi”, deklaroi Shatri thotë për KosovaPress.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi thotë se mosmiratimi i buxhetit është një fatkeqësi për vendin dhe mund të krijojë efekte shumëdimensionale në fushën e ekonomisë.
Sipas Krasniqit, kriza buxhetore, shkakton pasoja të shumta për bizneset dhe shoqërinë në vend.
“Fatkeqësisht nuk është hera e parë, edhe viteve të kaluara kemi hyrë në vit të ri kalendarik pa buxhet të miratuar edhe pse kemi pasur qeveri. Pra, është një vazhdimësi e këtyre problemeve të njëjta. Në po presim nga qeveria e ardhshme, kushdo që të jetë ta ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, e jo sikur deri më tani vetëm me fjalë zhvillimin e vendit. Presim që të kemi një bashkëpunim shumë më të madh me institucionet e Kosovës, por edhe realizim të premtimeve që institucionet e Kosovës i japin për bizneset”, thotë Krasniqi.
Edhe eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj pohon për KosovaPress se nëse deri në fund të marsit nuk ka institucione të reja dhe nuk votohet buxheti për të qeverisur gjatë vitit 2020, barra kryesore hë për hë bie mbi partinë e parë të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Mustafa thotë se Kosova po rrezikon drejt shkuarjes në një kolapsi buxhetor, ndërkohë që theksoi se vendi po e humb edhe në arenën ndërkombëtare.
“VV-ja tani e tutje duhet të jetë më e përgjegjshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të cilat obligojnë. Të krijojnë institucionet dhe në këtë rast nuk duhet të humbim kohë, sepse çdo ditë e më shumë Kosova si shtet po e rrezikon, që mund të vijë deri te një kolaps i mundshëm buxhetor që mund të vijë deri të një bllokim i administratës. Duke vlerësuar nga aspekti ekonomik, Kosova edhe ashtu është jo mirë në performancë si nga ana e investimeve të huaja po ashtu edhe humbja e imazhit si shtet në nivel ndërkombëtar”, shprehet Kadriaj.
Këshilltari Shatri duke treguar se nuk kanë kompetenca të procedojë projektbuxhetin në Kuvend, thotë se është fat i mirë që draft buxheti për vitin 2020 është i përgatitur nga qeveria në dorëheqje dhe ka një përmbajtje e cila 80% nuk mund të ndryshojë nga cilado qeveri e re që vjen. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!