Mesut Ozil ka befasuar të gjithë me performancat e tij në ndeshjet e fundit.

I shumëkritikuar për mos egoizmin e tij dhe afinitetin për asistime, ai shumë herë është përjashtuar nga ekspertët si një golashënues i mundshëm.


Sidoqoftë, Ozil po tregohet vendimtar për Arsenalin edhe në aspektin e shënimit të golave.

Ozil i pandalshëm, realizoi golin e fitores për Arsenalin ndaj Ludogoretsit. Foto: Getty Images Ozil i pandalshëm, realizoi golin e fitores për Arsenalin ndaj Ludogoretsit. Foto: Getty Images

Ai ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit për Arsenalin në të gjitha garat.

Kjo nuk është e tëra. Ozil formë më të mirë golashënuese ka në Ligën e Kampionëve.

Ozil on fire! Katër gola në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Foto: Getty Images Ozil on fire! Katër gola në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Foto: Getty Images

Ai në dy ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola, pasi shënoi tri gola në 22 ndeshjet e tij të mëparshme.

Kështu, Ozil po tregon edhe një herë se këtë sezon është në formë të zjarrtë dhe se nuk e ka ndërmend të ndalet si me asistime, ashtu edhe me gola, e këtë e tregoi ndaj Ludogoretsit, ku ishte vendimtar me golin e fitores. /Telegrafi/

telegrafi sport app