Ylli gjerman, Mesut Ozil pritet të largohet në verë nga Arsenali sipas të gjitha gjasave.

Ozil ka hasur në vështirësi këtë sezon duke pasur paraqitje të pakta dhe e ardhmja e tij ka qenë shpeshherë temë e mediave.


Megjithatë, ende nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani dhe largimi i gjermanit pritet të ndodh gjatë verës.

Sipas mediumit britanik The Sun, Ozil ka filluar të planifikojë jetën pas Arsenalit.

Fituesi i Kupës së Botës e ka bërë të qartë se ai vetëm do të dëgjojë oferta vetëm nga dy kampionate.

Superliga e Turqisë dhe Mayor League Soccer (MLS) e Amerikës janë dy kampionatet që preferohen nga turko-gjermani. /Telegrafi/