LAJMI I FUNDIT:

Oxfam: Një ‘taksë e njëhershme’ mbi dhjetë njerëzit më të pasur do të ishte e mjaftueshme për të paguar të gjithë vaksinat e nevojshme për COVID-19 në botë

Oxfam: Një ‘taksë e njëhershme’ mbi dhjetë njerëzit më të pasur do të ishte e mjaftueshme për të paguar të gjithë vaksinat e nevojshme për COVID-19 në botë

Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është rritur aq shumë gjatë pandemisë së coronavirusit, saqë edhe një taksë 99% e paguar një herë mbi fitimet e tyre do të mund të paguante për prodhimin e të gjitha vaksinave kundër COVID-19 që i duhen botës, madje edhe më shumë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vlerëson organizata për bamirësi Oxfam.

“… Bankat qendrore pompuan triliona dollarë në tregjet financiare për të shpëtuar ekonominë, por shumë prej tyre kanë përfunduar në xhepat e miliarderëve në një bum të tregut të aksioneve”, citohet të ketë thënë drejtoresha ekzekutive e Oxfam International, Gabriela Bucher në një deklaratë për shtyp ku prezantoi një raport të ri nga organizata, “Pabarazia vret”.


Duke theksuar pabarazinë e madhe të pasurisë që u shfaq gjatë pandemisë COVID-19, Oxfam vuri në dukje se pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua në 1.5 trilion dollarë nga 700 miliardë dollarë nga marsi 2020 deri në nëntor 2021.

Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua gjatë pandemisë, thotë Oxfam
Lexo po ashtu Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua gjatë pandemisë, thotë Oxfam

Kjo është një normë prej 15,100 dollarë në sekondë ose 1,3 miliardë dollarë në ditë, ka thënë organizata.

Oxfam përdori listën e miliarderëve të Forbes, e kryesuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, Jeff Bezos i Amazon dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault, për të llogaritur shifrat.

“Vaksinat kishin për qëllim t’i jepnin fund kësaj pandemie, megjithatë qeveritë e pasura lejuan miliarderët dhe monopolet farmaceutike të ndërpresin furnizimin për miliarda njerëz. Rezultati është se çdo lloj pabarazie e imagjinueshme rrezikon të rritet”, ka theksuar tutje Bucher.

Sipas llogaritjeve të Oxfam-it, një taksë e njëhershme prej 99% mbi fitimet në pasurinë e 10 njerëzve më të pasur do të ishte në gjendje të paguante për prodhimin e vaksinave në botë për COVID-19.

Me ato para do të kishte gjithashtu mjaftueshëm mjete për të financuar projekte të tjera të punëve publike, duke përfshirë kujdesin shëndetësor universal dhe mbrojtjen sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori