LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Votimi i marrëveshjes KOSTT – ENTSO-E jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në vend

Osmani: Votimi i marrëveshjes KOSTT – ENTSO-E jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në vend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e KOSTT, me rastin e zhvillimeve te fundit në lidhje me votimin e marrëveshjes së re të kyçjes KOSTT – ENTSO-E.

Me këtë rast, Osmani përgëzoi përfaqësuesit e KOSTT për arritjen e jashtëzakonshme dhe për punën profesionale të bërë në këtë drejtim.

Ajo tha se votimi pozitiv për marrëveshjen e re të kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E nga ana e Operatorëve te Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E), është një hap historik për vendin, e sidomos një zhvillim tejet pozitiv për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë.


“Arritja e kësaj marrëveshjeje do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e shërbimeve energjetike në vend, do t’i hap rrugë investimeve të reja në këtë fushë si dhe do të kontribuojë në bashkëpunimin energjetik rajonal. Mirënjohje e veçantë shkon për aleatët ndërkombëtarë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e në veçanti Qeverisë Gjermane dhe KfW, për investimet e rëndësishme në avancimin e rrjetit të transmisionit”, theksoi në mes tjerash Osmani.

Nga ana e përfaqësuesve të KOSTT u vlerësua bashkëpunimi korrekt dhe profesional me Kuvendin e Kosovës, që njëherësh është edhe aksionar kryesor i KOSTT-it. U rikonfirmua rëndësia e madhe e marrëveshjes së re për arritjen e pavarësisë energjetike, si dhe u theksua rëndësia e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.

Në takim, palët trajtuan dhe çështjen e vështirësive me të cilat po ballafaqohet sektori energjetik gjatë periudhës së pandemisë, adresimin e obligimeve dhe çështjeve financiare, si dhe u diskutua mbi implikimet dhe sfidat që rrjedhin nga mungesa e bordit të drejtorëve të KOSTT, në operimin dhe menaxhimin e kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori