LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet presidentin bullgar, diskutojnë për bashkëpunim në shumë fusha

Osmani takohet presidentin bullgar, diskutojnë për bashkëpunim në shumë fusha

Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

Bashkë biseduan për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Tutje, e para e vendit thotë se Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.


“Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Gjatë samitit të Budapestit, për tri ditë me radhë, Osmani ka takuar liderë të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/