LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shtetet e Bashkuara, një udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Shtetet e Bashkuara, një udhërrëfyes për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënimin e 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë thjesht një aleat, por një udhërrëfyes për Kosovën.

Ajo tha se mbështetja që SHBA-ja ka dhënë historikisht për Kosovë, jo vetëm ka pasur rëndësi vendimtare, por ka qenë një dimension ekzistencial.

“Ne do të vazhdojmë gjithmonë të shikojmë lart nga Shtetet e Bashkuara, unë gjithmonë them se ne në fakt jemi një zgjatim i vlerave amerikane. Pra, kur themi se Kosova është edhe shtëpia juaj, me të vërtetë shpresoj që ju ta ndjeni këtë fort çdo ditë. Për ne, Shtetet e Bashkuara nuk janë thjesht një aleat, por më tepër një udhërrëfyes, një udhërrëfyes dhe një udhëheqës në përpjekjet tona globale për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe drejtësinë për të gjithë”.


“Mbështetja që SHBA-ja ka dhënë historikisht për ne, jo vetëm ka pasur rëndësi vendimtare, por ka qenë një dimension ekzistencial. Unë kam besim se shumë kapituj mbeten për t’u zbuluar midis dy vendeve tona, por është shtylla e kësaj aleance që na bën të jemi të sigurt se rruga përpara është ajo e duhura. SHBA qëndron si sinonim i lirisë sonë, për shkak të vendosmërisë suaj, lufta jonë çlirimtare kulmoi me të drejtën për të zgjedhur vetë rrugën tone”, theksoi Osmani.

Në këtë manifestim kanë marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori