LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Stamboll takoi bizneset turke, kërkon të investojnë në Kosovë

Osmani në Stamboll takoi bizneset turke, kërkon të investojnë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi, ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Stambollit.

Në komunikatën nga Presidenca thuhet se në Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, presidentja Osmani është njoftuar për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkaq në takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Turqisë, Presidentja Osmani ka ftuar bizneset turke për investime në Kosovë, duke e përmendur ambientin e përshtatshëm, infrastrukturën ligjore që i mbron bizneset si dhe kapitalin e jashtëzakonshëm njerëzor që ka vendi ynë.


“Ne synojmë investime të qëndrueshme në të gjithë sektorët, dhe në veçanti në fushën e industrisë ushqimore, bujqësisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), energjisë së ripërtëritshme, turizmit, tekstilit, plastikës, drurit apo metalit”, ka theksuar Osmani.

Ndërkaq në takim me Odën Tregtare të Stambollit, presidentja Osmani tha se ka hapësirë të madhe për t`i eksploruar mundësitë që bizneset kosovare të hyjnë në tregun turk, sikurse edhe anasjelltas.

“Jam këtu për t’ua përcjellë mesazhin se Kosova është një treg i hapur që po kërkon për investimin tuaj të ardhshëm të madh dhe serioz”, është shprehur Osmani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori