Osmani: Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara për paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit Donald Trump për partneritetin dhe mbështetjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Bordin e Paqes në Uashington, D.C.
Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Kosova qëndron krah për krah me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes.
"Kisha nderin ta përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes. Jam mirënjohëse ndaj Presidentit Donald Trump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqe në rajonin tonë", ka shkruar presidentja Osmani.
I had the honor of representing the Republic of Kosovo at the inaugural meeting of the @BoardofPeace in Washington, D.C.
Kosovo stands shoulder to shoulder with our strategic ally, the United States, and with partners around the world in the service of peace.
Grateful to @POTUS… pic.twitter.com/GCyM1KCkR0
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 20, 2026




















































