LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Haradinaj na akuzonte për tradhti, sot e çoi dorën për të njëjtën marrëveshje

Osmani: Haradinaj na akuzonte për tradhti, sot e çoi dorën për të njëjtën marrëveshje

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se kryeministri Ramush Haradinaj sot ka votuar marrëveshjen me Malin e Zi, për të cilën dikur akuzonte për tradhti.

Osmani, përmes një postimi në facebook, ka pyetur se “a është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.


Ajo ka publikuar dy fotografi, nëpërmjet të cilave, sipas saj, shihen reagimet e ndryshme të Haradinajt për marrëveshjen e gushtit të vitit 2015.

Postimi i Osmanit:

“Dy fotografi – E njëjta marrëveshje

A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.

Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.

Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, është dërguar në Kuvend pasi është miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës” (sic.), ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori