Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë takimit me banorët e Bardhit të Madh, Osmani ka prezantuar programin qeverisës të LDK-së dhe ekipin e kandidatëve për asamble, duke theksuar se çdo vendbanim do të ketë vend të veçantë në planin e zhvillimit komunal.


“Na priti një mikpritje e ngrohtë dhe përkrahje e sinqertë, për të cilat shprehim mirënjohjen tonë të thellë. Së bashku do të punojmë për projektet e ardhshme që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë, pa përjashtim,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se mandati i parë qeverisës do të fokusohet në investime të rëndësishme për të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës, me synim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe zhvillim ekonomik lokal.

Takimi në Bardh të Madh u mbyll me përkrahje të dukshme nga qytetarët, të cilët shprehën besimin se LDK me Besnik Osmanin do të sjellë ndryshimin e nevojshëm në Fushë Kosovë.