Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas, Teksas, ku pati rastin t’u drejtohet përfaqësuesve të bizneseve amerikane.
Presidentja Osmani shoqërohej nga një delegacion i bizneseve kosovare dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni i bizneseve ka marrë pjesë edhe në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë, për të eksploruar mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik që ofrohen në Afrikë.
Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani theksoi përparësitë konkurruese të Kosovës, duke përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, normat tatimore miqësore për investitorët dhe pozitën gjeografike strategjike që shërben si një portë në mes të lindjes dhe perëndimit.
Në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Osmani nënvizoi mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet e saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar Kosovën si shtetin më proamerikan në botë.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, elaboroi më tej mundësitë për investime në Kosovë.
Zeka theksoi qasjen e vendit në tregje më të mëdha, afërsinë me portet detare, kostot e ulëta operacionale, valutën e qëndrueshme, mekanizmat efektivë të mbrojtjes së investimeve dhe rrezikun e ulët politik.
Ai përshkroi sektorët potencialë të investimeve, duke përfshirë energjinë, minierat, përpunimin e ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, menaxhimin e mbetjeve, turizmin dhe modën.
Tryeza ofroi një platformë për bizneset kosovare që të ndërveprojnë me bizneset amerikane dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, për lidhje më të mëdha ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme në tryezën e rrumbullakët, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për të dyja shtetet.
Delegacioni i bizneseve i është bashkuar Presidentes Osmani edhe në vizitën tek prodhuesi amerikan i helikopterëve “Bell” ku përfaqësuesit e kompanisë ofruan informata për fluturaket e tyre, derisa ata të kompanisë amë Textron Systems, prezantuan gamën e automjeteve të blinduara, një pjesë e të cilave tashmë janë në flotën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës