LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Fehmi Aganit: Ishte intelektual që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Fehmi Aganit: Ishte intelektual që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa kërkuan drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Presidentja Osmani tha se në 22 vjetorin e vrasjes makabre të Aganit, njeriut që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit Kosovës bënë nderime te varri i tij për ta kujtuar shpirtin e tij liridashës dhe mbi të gjitha intelektualin që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Ishte njeriu që gjithmonë dinte të bënte të gjithë bashkë, ishte krahu i djathtë i presidentit historik Rugova dhe mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”, tha Osmani.


Ajo kërkoi drejtësi për të gjithë ata që ua mori jetën regjimi gjenocidal i Serbisë, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha “erdhëm të vendosim lule te varri i tij në Prishtinë dhe të bëjmë nderim për figurën e tij, roli dhe kontributi i të cilit është i madh”.

“Si profesor akademik e intelektual Agani kishte formim të thellë social e humanist, ndërsa si veprimtar politik ai ishte paqësor për nga karakteri dhe përparimtar për nga synimi. Profesor Agani e theksonte rëndësinë e mendimit në politik dhe të argumentimit në mendim”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se është koha e fundit që sistemi ynë i drejtësisë të punojë, të veprojë në mënyrë që për vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jugosllavisë së Millosheviqit të fillojnë procese të drejta gjyqësore që të sjellin drejtësi për të gjitha viktimat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori