Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Victor Osimhen është pritur dhe përshëndetur nga mijëra tifozë të Galatasarayt në Stamboll pas orës 3 të mëngjesit së sotëm (e martë), teksa ai përfundon huazimin e tij nga Napoli, me një sërë klauzolash.
Marrëveshja mes klubeve u bë brenda disa orësh pasi u mbyll afati kalimtari transferimeve në shumicën e tregjeve evropiane dhe ai ishte lënë jashtë skuadrës së Napolit.
Prandaj ai u lejua të largohej në huazim për një sezon falas, për sa kohë që Galatasaray arrinte ta mbulonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh.
Megjithatë, gazeta turke Fanatik raporton se ekipi turk në fakt do të paguajë 8.8 milionë euro paga.
Victor Osimhen, ilk üçlüsünü çektirdi. 🙌🏻pic.twitter.com/m6AwSdUztP
— Sports Digitale (@SportsDigitale) September 3, 2024
Reprezentuesi 25-vjeçar i Nigerisë këmbënguli gjithashtu për një klauzolë ‘pushimi të huazimit’ në janar për 10 klube të veçanta evropiane, ndërsa raportohet se Napoli ka rënë dakord të ulë klauzolën e lirimit nga 130 në 80 milionë euro nëse nuk e përfundojnë një shitje deri në qershor të 2025.
Meqenëse kontrata e tij aktuale zgjat deri në qershor 2026, do të ketë gjithashtu një zgjatje automatike deri në qershor 2027 me të njëjtën pagë te Napoli.
Osimhen fillimisht ishte menduar të mbërrinte rreth orës 00:30 me orën lokale, por përfundoi afër orës 03:30.
Galatasaray taraftarı, Victor Osimhen’i bekliyor 🟡🔴 pic.twitter.com/c0N6rhmUPs
— De Marke Sports (@demarkesports) September 3, 2024
Ai u ble nga Lille në shtator të vitit 2020 për 79 milionë euro, duke shënuar 76 gola me 18 asistime në 133 ndeshje për Napolin.
Testet e tij mjekësore do të kryhen sot (e martë) në mëngjes, në kohë që ai të regjistrohet në skuadrën e Galatasarayt për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Siç është traditë, Galatasaray njoftoi se kanë ‘filluar negociatat’ me Napolin për Osimhen, një hap që në përgjithësi e marrin vetëm kur një marrëveshje është bërë praktikisht. /Telegrafi/
The masquerade is about to start. You are all invited. pic.twitter.com/j4yV8Suzeh
— Galatasaray EN (@Galatasaray) September 2, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick e admiron yllin e Real Madridit, por transferimi i tij duket i pamundur

Bëhet viral reagimi i Dominik Szoboszlai pas zbulimit të statujës së tmerrshme të tij

Gerrard, Scholes apo Lampard? Messi ka zgjedhur lojtarin më të madh anglez në histori

Real Madridi interesohet për yllin e Bayer Leverkusenit

Real Madridi ka zbuluar planin se si ta mposhtë Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit

“Fëmija i mrekullive’ që thyen rekordet e Lamine Yamal dhe ëndërron Barcelonën ose Real Madridin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar