Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të banorëve në nivel vendi dhe numrin më të madh të qarkullimit të njerëzve dhe veturave brenda ditës. Telegrafi ka intervistuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, më të cilin kemi biseduar për situatën momentale në kryeqytet, ekonominë lokale por edhe për shërbimet që ofron kjo komunë pas gjendjes emergjente të shpallur Qeveria e Kosovës për pandeminë COVID-19.
Ahmetit thotë se Komuna e Prishtinës është e gatshme për tu ballafaquar me këtë situatë, por duhet një koordinim më i madh nga të gjitha palët.
Sipas tij, ka paqartësi në disa vendime që prekin kryesisht bizneset, por beson që këto do të qartësohen së shpejti.
Telegrafi: Z. Ahmeti, pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana Qeverisë, cila është gjendja në kryeqytet – a keni kontakt me Qeverinë?
Ahmeti: Ne si komunë i kemi marr të gjitha masat që të jemi sa më të përgatitur, edhe për të respektuar vendimet e qeverisë, por edhe për të zbatuar planin tonë. Kemi ndërmarrë dezinfektime të plotë hapësirave, sistemi shëndetësor primar është gati si edhe kemi reduktuar stafin e komunës duke mos ndërprerë asnjë shërbim komunal. Kemi inspektuar biznese e po ashtu kemi zhvilluar fushatat tona që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Telegrafi: Deri tash njerëzit i janë përgjigjur vendimit për të mos dalë në hapësira publike, duke qëndruar në distancë etj etj – por dje kishte njerëz në sheshin e Prishtinës, madje edhe pa maska?
Ahmeti: Në masë të madhe apelet tona për me i reduktu daljet në vetëm ato që janë të domosdoshme janë përfillur nga qytetarët, prandaj unë si kryetar i falënderoj tej mase. Ne duhet të gjejmë në mes të dy ekstremeve, njëri i cili thotë që duhet të mbyllemi hermetikisht, dhe tjetri i cili thotë se kjo është një konspiracion dhe nuk ka rrezik. Pra ne duhet të kujdesemi që të dalim sa më pak por të kujdesemi edhe që mos ta stopojmë jetën totalisht. Prandaj edhe sot ju bëjmë thirrje që të dalin sa më pak por ata që e kanë domosdoshmëri të kujdesen që të kenë sa më pak kontakte të panevojshme dhe ti shmangemi tubimeve apo qëndrimit në hapësira të mbyllura me më shumë njerëz. Duhet ta kuptojmë që virusi e ka përhapjen e lartë, por vdekshmërinë e ulët. Qëllimi është që ta ngadalësojmë përhapjen në mënyrë që sa më pak njerëz ta kenë.
Telegrafi: A ka furnizime të mjaftueshme në komunën e Prishtinës dhe a ka ndonjë ankesë të deritashme?
Ahmeti: Ka dhe jo vetëm Prishtina por e gjithë Kosova. Mungesat krijohen kur krejt njerëzit e bëjnë veprimin e njëjtë në të njëjtën kohë. Ne nuk po hajmë bukë më shumë se ditëve tjera kur kemi pas furnizimin e njëjtë, por njerëzit në kohë paqartësie furnizohen më shumë se që duhet në të njëjtën kohë dhe kjo krijon mungesa afatshkurtra ndonjëherë. Besoj që qeveria duhet të merret në mënyrë më aktive me këtë çështje dhe në dispozicion i ka edhe rezervat për të menaxhuar krizat e përkohshme në qoftë se ndodhin.
Telegrafi: Ka pasur shumë reagime për paqartësinë e vendimeve sidomos për temat ekonomike, për bizneset- a ka probleme të tilla në Prishtinë?
Ahmeti: Ka ende paqartësi, megjithatë është situatë e jashtëzakonshme dhe do të qartësohet dita ditës. Qeveria ka marr vendim që restorantet, kafeteritë e qendrat tregtare të mbyllen por ka lejuar shitjen e ushqimit në biznese mikës. Pra furrat mund të shesin kafe por jo të shërbejnë atë në tavolina. Kjo ka krijuar paqartësi dhe unë besoj që ditëve në vijim do të qartësohet edhe kjo pikë. Pjesa tjetër ekonomike është më problematike. Masat restriktive kufizojnë aktivitetin ekonomik dhe do të ketë humbje. Në fund një pjesë e punëtorëve nuk do të marrin paga në qoftë se nuk punojnë dhe kjo do të thotë se edhe faturat mund të jenë të papaguara. Ka kredi të shumta të cilat nuk janë adresuar sa duhet nga BQK. Këto duhet të përcillen me masa stimuluese ekonomike nga qeveria, përndryshe mund të kemi pasoja më vonë.
Telegrafi: Në çfarë kapacitete punon komuna e Prishtinës dhe a janë duke u ofruar shërbimet komunale?
Ahmeti: Të gjitha shërbimet vazhdojnë edhe pse me staf të reduktuar. Disa gjëra që nuk janë urgjente, si takimet me qytetarë për leje janë pezulluar në këtë periudhë.
Telegrafi: Një numër i bizneseve në Komunën e Prishtinës janë biznese të shërbimeve, si restorante, hoteleri, kompani të ndryshme të marketingut, konculencës etj etj – a ka ndonjë fond që mund të ketë komuna tu ndihmoj në të ardhmen – nëse kjo vazhdon si krizë kështu?
Ahmeti: Ne nuk kemi instrumente për ndihma të tilla.
Telegrafi: Jemi duke parë që jeni duke bërë dezinfektimin e rrugëve, hapësirave publike, autobusëve, por a po bëhet edhe dezinfektimin në hyrje të banesave?
Ahmeti: Dezinfektimi i hyrjeve po bëhet në ndërtesat të cilat i kemi nën menaxhim ne përmes NPB. Jemi duke shqyrtu edhe mundësitë tjera.
Telegrafi: Për fund, a ka nevojë për panik, cili është mesazhi juaj si kryetar i Prishtinës?
Ahmeti: Natyrisht se jo. Edhe statistikat edhe situata na tregon se nuk ka vend për panik./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!