Oriola rikthehet për të mahnitur me setin e ri fotografik

Oriola Marashi është e njohur për figurën mahnitëse trupore, të cilën nuk heziton ta vë në plan të parë gjatë fotosesioneve të ndryshme. Modelja, e cila po ndërton edhe karrierë ndërkombëtare, josh me imazhet e saja sa herë që i poston në rrjetet sociale. Kësaj radhe, ajo ka ardhur me një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të shkurtër dhe duket e mrekullueshme.
“Terminator” është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja për fotografitë e publikuara që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime. Njëherësh ajo ka marrë komplimente të shumta nga fansat, por edhe nga bukuroshet e njohura, si Kejvina Kthella, Albana Osmani, Alesia Noka e Alba Vejseli. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































