LAJMI I FUNDIT:

Orges Bunjaku zyrtarizon përfaqësimin me Kosovën

Orges Bunjaku zyrtarizon përfaqësimin me Kosovën
Foto: ffk.com

Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku ka qëndruar sot në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së.

Në këtë takim është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave.


Lumbardh Dellova e zëvendëson Emir Sahitin e lënduar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore
Lexo po ashtu Lumbardh Dellova e zëvendëson Emir Sahitin e lënduar te Përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore

Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.

Presidenti Ademi e përgëzoi Orgesin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Ndërkaq, Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij.

Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat.