LAJMI I FUNDIT:

Organizohet edicioni i katërt i Social Innovation Camp Kosovo

Organizohet edicioni i katërt i Social Innovation Camp Kosovo

Kampi për Inovacion Social (Social Innovation Camp) po vjen për herë të katërt në Kosovë, i organizuar nga Laboratori për Inovacion i UNICEF-it në Kosovë, dhe në partneritet me ekspertët nga Kampi për Inovacion nga Britania e Madhe. Kampi do të mbahet më 4-6 Prill 2014, në Prishtinë.

Kampi për Inovacion Social në Kosovë është ngjarje dinamike, me karakter garues, që sjellë së bashku idetë, njerëzit dhe veglat digjitale për të zgjidhur problemet sociale brenda 48 orëve, përmes web-teknologjisë. Siç thekson edhe koordinatori i Kampit për Inovacion Social në Kosovë, Ron Salaj, “Kampi ka për qëllim që t’i ofrojë hapësirë të rinjëve kosovarë që me talentin, ekspertizën dhe kreativitetin e tyre të tregojnë që problemeve të ndryshme sociale mund t’i gjehet zgjidhje alternative, me resurse modeste dhe përmes teknologjisë se web-it dhe telefonave të mençur (smartphone-ave), e gjithë kjo mbrenda një 48-orëshi intenziv, por edhe argëtues”.

Ndërsa, Landër Islami, ideatori i platformës Lokalizo dhe njëherit fitues i edicionit të tretë të Kampit për Inovacion Social, thekson se: “ishte një eksperiencë shumë e çmuar për mua, pasi që puna bëhet përgjatë vetëm një fundjave, por intenziteti i punës, si dhe koha e kaluar me ekipin për të krijuar një prototip e bënë kampin të duket si një udhëtim shumë i gjatë. Unë këtë mundësi ua rekomandoj të gjithë të rinjëve në Kosovë, sepse gjatë kampit jo vetëm që do të kenë mundësi të avancojnë ëndrrat e tyre, por edhe do të kenë mundesinë që të mësojnë shumë njohuri të reja si dhe të punojnë me mentorë prominentë ndërkombëtar dhe lokalë”.

Në këtë Kamp do të marrin pjesë ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë nga lëmi të ndryshme (zhvillues souftueri, dizajnerë, ekspertë të marketingut, etj), ndër ta edhe bashkëthëmeluesi dhe drejtori i Kampit për Inovacion Social të Britanisë së Madhe – Dan McQuillan. Kampi për Inovacion Social në Kosovë është i hapur për të gjithë të rinjtë kosovarë të moshës 18-29 vjeç. Ndërsa, gjashtë (6) ekipet e përzgjedhura do të garojnë për tre çmimet e para, të cilat do të sponzorohen për një periudhë 3-mujore pas Kampit, për ta zhvilluar mëtutje idenë dhe produktin e tyre.


Të gjithë ata të rinjë kosovarë që kanë ide të ndryshme mund të aplikojnë deri më datën 24 Mars 2014, duke e plotësuar formën e aplikimit, që mund ta gjeni në faqen zyrtare të Kampit për Inovacion Social në Kosovë: www.sicampkosovo.org.

Kampi është gjithashtu i hapur edhe për pjesëmarrës individual, të cilët megjithëse mund të mos kenë ndonjë ide, mund të kontribuojnë me aftësi dhe ekspertizë të ndryshme. Ftohen që edhe ata të aplikojnë deri me datën 24 Mars 2014 përmes faqes zyrtare të Kampit.

Kampi për Inovacion Social në Kosovë organizohet nga Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë (UNICEF Innovations Lab Kosovo). Ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë , Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Agjensioni Austriak për Zhvillim, Instituti për Teknologji dhe Ndryshim Shoqëror në Uashington, Portalet Telegrafi dhe Digjitale dhe OJQ “PEN”.

Gjithashtu, për informata më të reja mund të na ndiqni përmes faqes zyrtare në Facebook të Laboratorit për Inovacione të UNICEF-it në Kosovë: https://www.facebook.com/KosovoInnovations

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori