Rreth 14 mijë familje janë të evidentuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës, si familje me gjendje të rëndë sociale. Kosova vazhdon të mos ketë shërbim kardiokirurgjik për fëmijët. Ndërsa, ata të cilët kanë probleme me zemër, po detyrohen të operohen jashtë vendit.
Që nga viti 2009 doktor Mazllum Belegu, nëpërmjet organizatës “Gift of Life”, ka bërë të mundur që fëmijët me probleme në zemër të operohen falas, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo iniciativë është humanitare dhe prindërit e fëmijëve nuk paguajnë asgjë për operacionet në zemër.
Viti që lamë pas, është viti i dhjetë që kjo organizatë po bën të mundur që këta fëmijë gjejnë shërimin jashtë Kosovës. Madje, Belegu për KosovaPress, tregon se gjatë vitit të kaluar mbi 20 fëmijë janë operuar në Kosovë nga një ekip nga Amerika.
“Këtë vit falë një projekti që kemi pasur me fondacionin Rotary, kemi siguruar mjete që të vijë ekipi prej 22 anëtarëve prej Amerikës edhe kanë ardhur në fund të gushtit, dhe në fillim të shtatorit i kanë punuar 28 fëmijë. Ky ka qenë numri më i suksesshëm, numri më i madh deri tash. Në një mënyrë e kemi festuar 10 vjetorin në mënyrën më të mirë. Përveç atyre 28 që i kanë bërë këtu edhe tetë më duket ose nëntë janë dërguar ndërkohë atje. Kështu që vërtetë është numri më i madh. Ka mundësi që në vitin e ardhshëm, ka me qenë edhe më i madh, meqenëse i kemi siguruar mjetet për tri ardhje të ekipit Italian”, thotë Belegu.
“Ministria e Shëndetësisë e ka marrë përsipër fëmijëve t’ua paguajë rrugën, një prindit edhe fëmijës. Dhe në këtë mënyrë ata janë përgjegjës, por ne nuk kemi mundësi me dit saktësisht sa do të zgjasë trajtimi i fëmijëve, ndonjëherë intervenimi zgjat shumë më pak se që parashihet, ndonjëherë shumë më gjatë. Prandaj duhet të ndërrohen biletat, ato po kushtojnë, por më nuk është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, ne duhet t’i gjejmë ato mjete ose familja. Por, ne në të shumtën e rasteve kemi bërë zgjidhje që përmes donacioneve të cilat nuk janë fatkeqësisht bash edhe të bollshme”, shton Belegu.
Doktor Mazllum Belegu uron që të ketë sa më pak raste të tilla me probleme shëndetësore, e po ashtu që këto shërbime të ofrohen në Kosovë.
Rreth 14 mijë familje në nevojë janë të evidentuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës. E derisa me mijëra familje në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike, janë organizata e njerëz vullnet-mirë të cilat po i ndihmojë ato.
Antigona Sopjani, koordinatore për mirëqenie sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, thotë për KosovaPress, se këto familje ndihmohen me ushqim, veshmbathje, mjete higjienike dhe artikuj tjerë bazik për jetesë.
“Kemi një numër të madh të familjeve nevojtare të cilat kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme. Kemi diku rreth 14 mijë familje të cilat janë të evidentuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës, si familje me gjendje të rëndë ekonomike, dhe këto duhet të përkrahen thuajse vazhdimisht. Pastaj kemi projektin për familjet e riatdhesuara, të cilët e kryejnë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, konkretisht me departamentin për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar. Këtyre personave nga Kryqi i Kuq i Kosovës u afrohet ndihma bazike, ndihma në ushqim, higjienë, veshmbathje, si dhe disa artikuj të tjerë, varësisht prej kërkesave dhe nevojave të familjeve”, thotë Sopjani.
Përveç ndihmës bazike, Sopjani thotë se Kryqi i Kuq po synon fuqizimin e familjeve në ngritjen e një biznesi të vogël. Ajo tregon se gjatë të vitit të kaluar kanë ndihmuar nëntë familje, me ferma të vogla, rrobaqepësi, e bletë në mënyrë që këto familje në nevojë të kenë mundësi të gjenerojnë të ardhura.
Ajo po ashtu ka treguar se sa familje në tërësi janë ndihmuar gjatë këtij viti nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
“Brenda këtij viti deri më tani pra në bazë të statistikave që kemi ndihmuar më tepër se dy mijë familje nevojtare. Me ushqim dhe higjienë, duke mos llogaritur ato të cilat janë përkrahur me veshmbathje, sepse numri i artikujve të veshmbathjeve falë qytetarëve tanë dhe disa donatorëve të tjerë është i mjaftueshëm. Aktiviteti jonë vazhdon gjatë tërë vitit, nuk ndalemi varësisht kemi disa aktivitete ku në disa periudha janë më intensive, mirëpo çdo herë jemi në gatishmëri për të ndihmuar këto familje”, shton Sopjani.
Megjithatë, Sopjani po shprehet jo e kënaqur me përkrahjen që kanë nga Qeveria e Kosovës.
“Kemi disa donacione varësisht prej projekteve dhe programit, mirëpo ndonjë donacion direkt nga Qeveria e Kosovës nuk kemi. Bashkëpunimet nuk mungojnë sepse ne jemi me ligj jemi të aprovuar, dhe është Ligji për Kryqin e Kuq të Kosovës. Dhe po ashtu me ligj është e cekur pra që Kryqi i Kuq është mbështetëse e Qeverisë së Kosovës në fusha të caktuara. Mirëpo sa i përket ndihmave direkte nga Qeveria deri më tani nuk kemi pasur”, deklaron ajo.
Ndryshe, rreth 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë të varura nga asistenca sociale.
Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!