LAJMI I FUNDIT:

Organizatat joqeveritare me katër kërkesa kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Organizatat joqeveritare me katër kërkesa kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Shoqatat që merren me ekologjinë në vend para mbledhjes të Këshillit për Siguri i cekën kërkesat e tyre. Ndalimi i importimit të mbeturinave, rishqyrtimi i të gjithë elaboreteve për hidrocentrale në pjesët e mbrojtura, përkrahje policore të kontrolleve inspektoriale për mjedis jetësor dhe kontroll të ndërtimeve pa leje, janë katër kërsat e shoqatave.

Para fillimit të pjesës së dytë të mbledhjes për Këshillit për Siguri, përfaqësuesit e nismave qytetare dhe organizatave thanë se kjo është dera e fundit ku bisedohet për problemin e ajrit të ndotur dhe nëse ky takim nuk është i frytshëm atëherë opsioni mbetet rruga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arianit Xhaferi nga ‘Eco Guerila’ tha se këtu janë me kërkesa konkrete dhe me propozime konkrete.


Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni, temë në Këshillin për Siguri
Lexo po ashtu Problemi i ndotjes së ajrit në Maqedoni, temë në Këshillin për Siguri

“Konkretisht ne vim me katër kërkesa. Të shqyrtohet mundësia e ndalimit të importimit të mbetjeve, ne importojmë shumë mbetje, ne nuk mund ta menaxhojmë mbetjen tonë që e prodhojmë në vendin tonë. Duhet të rishqyrtohen të gjithë elaboretet dhe lejet për ndërtimin e hidrocentraleve në pjesët e mbrojtura. E treta, inspektoriati i Mjedisit Jetësor duhet të përkrahet nga policia njëlloj si DHP, dhe në fund, është që shumë e rëndësishme që të kryhet kontroll në gjithë territorin për ndërtimet pa leje”, tha Arianit Xhaferi./Telegrafi/