LAJMI I FUNDIT:

Orbán: Zgjedhjet në Maqedoni janë anuluar për shkak të presionit nga faktori ndërkombëtar

Orbán: Zgjedhjet në Maqedoni janë anuluar për shkak të presionit nga faktori ndërkombëtar

Maqedonia është kritikuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán në fjalimin e tij në Universitetin Andrashi në Budimpeshtë sepse në disa raste i ka anuluar zgjedhjet, duke potencuar se janë bërë nën presionin e faktorit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk mund ta trajtojmë Ballkanin si një gropë të zezë. Nuk mund ta injorojmë atë që politikani më i famshëm në Bosnjë është Erdogani, të injorojmë atë që zgjedhjet demokratike në Maqedoni u anuluan nën presionin e faktorit ndërkombëtar”, është përgjigjur Orbán, në pyetjen për politikën e Hungarisë në Ballkan dhe krizën e refugjatëve që po kalon në rajon.

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, para disa muajve ka treguar mbështetjen ndaj Maqedonisë, duke u deklaruar se është për zgjerimin e Bashkimit Evropian, posaçërisht me pranimin e Maqedonisë dhe Serbisë, pasi që do t’i jepte BE-së, energji të re, transmeton Telegrafi Maqedoni. /Telegrafi/