LAJMI I FUNDIT:

Orban e sheh Trumpin si ‘të vetmin shans serioz’ për përfundimin e luftës në Ukrainë – zbulohen fjalët e tij gjatë një forumi në Turqi

Orban e sheh Trumpin si ‘të vetmin shans serioz’ për përfundimin e luftës në Ukrainë – zbulohen fjalët e tij gjatë një forumi në Turqi

Kryeministri hungarez Viktor Orbán konfirmoi të premten se do të vizitojë Donald Trump në Florida javën e ardhshme dhe e përshkroi një rikthim të mundshëm të ish-presidentit të SHBA si “i vetmi shans serioz” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke iu drejtuar një forumi të diplomacisë në Turqi, Orbán theksoi gjithashtu se kthimi i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në Gaza, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Takimi i Orbanit me Trump vjen ndërsa ish-presidenti i SHBA-së kërkon të kthejë vëmendjen e tij te përballja e tij e ardhshme zgjedhore me presidentin amerikan Joe Biden.


Suedia i përgjigjet kërcënimeve ruse për anëtarësimin në NATO
Lexo po ashtu Suedia i përgjigjet kërcënimeve ruse për anëtarësimin në NATO

Pozicioni politik i Trump brenda partisë së tij duket më i fortë se kurrë, pasi ka fituar lehtësisht garat e hershme presidenciale republikane.

“E vetmja mundësi serioze për paqe është nëse ai është në gjendje të kthehet dhe të bëjë paqe”, citohet të ketë thënë Orbán në forum.

“Përndryshe, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë do të jetë e gjatë”, ka shtuar ai.

Kthimi i Trump “është një parakusht për një paqe të fortë dhe të shpejtë në kontinentin evropian”, vazhdoi ai.

Madje, Orbán tha se ishte i bindur se nëse Trump do të kishte qenë në detyrë kur filloi lufta në Ukrainë, “nuk do të kishte pasur luftë tani”.

Aeroplanët e aleancës ndjekin ata rusë mbi Detin Baltik – NATO publikon pamjet
Lexo po ashtu Aeroplanët e aleancës ndjekin ata rusë mbi Detin Baltik – NATO publikon pamjet

Duke komentuar luftën në Gaza, kryeministri hungarez tha se Trump “bëri diçka që krijoi njëfarë shprese”, duke iu referuar marrëveshjeve të Abrahamit që synonin të normalizonin lidhjet midis Izraelit dhe shteteve të Gjirit.

Orbán dhe Trump kanë qenë aleatë të gjatë dhe Trump lavdëron rregullisht populistin e krahut të djathtë në fjalimet e tij të fushatës.

Trump në fillim të vitit 2022 tha se ai po jepte “mbështetjen dhe miratimin e tij të plotë” për fushatën e rizgjedhjes së Orbanit atë vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t'ua marrë Gazën palestinezëve

Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t'ua marrë Gazën palestinezëve

Botë
Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, njofton i dërguari amerikan

Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, njofton i dërguari amerikan

Botë

"Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar", paralajmëron Zelensky

Botë
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Botë
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Evropa
Kalo në kategori