Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për stinorin e ri në Albi Mall Superligë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani mbrojtjen e titullit e nis ku në xhiron e parë do të takohet me Dukagjinin, derisa duelet tjera janë: Prishtina - Suhareka, Drita - Malisheva, Ferizaj - Feronikeli '74 dhe Llapi - Gjilani.


Derbi i vjetër në futbollin kosovar mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në xhiron e dytë, derisa po atë xhiro takohen edhe Gjilani dhe Ballkani.

Ballkani Drita 4

Një derbi tjetër zhvillohet në xhiron e katërt ku takohen rivalët rajonal Prishtina dhe Llapi.

Xhiro e pestë pritet të jetë e zjarrtë me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Llapi takohet me Dritën në Zahir Pajaziti.

Dy pretendentët për titull, Drita dhe Ballkani takohen në xhiron e gjashtë, derisa në të shtatën Gjilani pret Prishtinën.

Xhiro e tetë është e rezervuar për dy derbi të tjerë, me Drita - Gjilani dhe Ballkani - Llapi, derisa në xhiron e nëntë do të zhvillohet derbi i qytetit të Suharekës mes Ballkanit dhe Suharekës.

Sezoni i ri në elitën e futbollit kosovar fillon më 10 gusht. /Telegrafi/Xhiro 1

Prishtina - Suhareka
Drita - Malisheva
Ferizaj - Feronikeli 74
Llapi - Gjilani
Ballkani - Dukagjini

Xhiro 2 Suhareka - Dukagjini
Gjilani - Ballkani
Feronikeli 74’ - Llapi
Malisheva - Ferizaj
Prishtina - Drita

Xhiro 3 Drita - Suhareka
Ferizaj - Prishtina
Llapi - Malisheva
Ballkani - Feronikeli 75
Dukagjini - Gjilani

Xhiro 4 Suhareka - Gjilani
Feronikeli 74’ - Dukagjini
Malisheva - Ballkani
Prishtina - Llapi
Drita - Ferizaj

Xhiro 5 Ferizaj - Suhareka
Llapi - Drita
Ballkani - Prishtina
Dukagjini - Malisheva
Gjilani - Feronikeli 74

Xhiro 6 Suhareka - Feronikeli 74
Malisheva - Gjilani
Prishtina - Dukagjini
Drita - Ballkani
Ferizaj - Llapi

Xhiro 7 Llapi - Suhareka
Ballkani - Ferizaj
Dukagjini - Drita
Gjilani - Prishtina
Feronikeli 74 - Malisheva

Xhiro 8
Suhareka - Malisheva
Prishtina - Feronikeli 74
Drita - Gjilani
Ferizaj - Dukagjini
Llapi - Ballkani

Xhiro 9 Ballkani - Suhareka
Dukagjini - Llapi
Gjilani - Ferizaj
Feronikeli 74 - Drita
Malisheva - Prishtina /Telegrafi/

telegrafi sport app