LAJMI I FUNDIT:

Orari kur mund të gjeni biletat më të lira të fluturimeve

Orari kur mund të gjeni biletat më të lira të fluturimeve

Shpeshherë mund të keni ndeshur me artikuj që ju sugjerojnë se cili moment është më e përshtatshme për të blerë bileta të fluturimeve online e cili jo.

Revista “Time” sjell një analizë të fundit të bërë nga kompania “Hopper”, ku përllogaritjen të dhënat për rreth 20 milionë fluturime në katër muaj.

Sipas kërkimit ka rezultuar se orari më i përshtatshëm për të gjetur biletat më të lira është dita e martë rreth mesnatës.

“Hopper” ka zbuluar se ata që prenotojnë biletat e tyre ditën e martë rreth orës 12.00 të natës, kursejnë rreth shtatë për qind duke e bërë ketë orar më të lirë për të gjendur bileta.

Gjithashtu, sipas kërkimit ka rezultuar se në orën 24.00, nga e hëna në të mërkurë, rezervimi i udhëtimeve kushton më lirë.

Të dhënat kanë treguar gjithashtu dhe se cili është orari më i shtrenjtë kur prenotonini online, që përkon me ditës së premte në orën 15.00.

Në këtë kohë, sipas “Hopper”, ju paguani tre për qind më shumë të vlerës së biletave, kjo e lidhur dhe me afrimin e fundjavës dhe menaxhimin e shitjeve nga ana e kompanive të fluturimit.