Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 17-të, ku kjo xhiro do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin për xhiron e 17-të, ku dy ndeshje janë në program ditën e shtunë dhe tre të tjera ditën e diel.


Drenica pret Ferizajn në Bajram Aliu të shtunën me fillim nga ora 13:00, derisa në të njëjtën ditë dhe kohë luhet edhe dueli Prishtina e Re - Dukagjini.

Ndërkohë dita e diel është ditë e derbive në Superligë. Vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, me Dritën që është nikoqire e Gjilanit.

Super sfidë pritet edhe në Suharekë, me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Llapi pret Malishevën. /Telegrafi/

telegrafi sport app