LAJMI I FUNDIT:

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018, thotë një raport i botuar të enjten në revistën “Science”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit.

Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt se sa parashikohej pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa I përket nxehtësisë për oqeanet, raporton Reuters.


Raporti i ri i botuar në revistën Science, me autorë shkencëtarët nga Kina dhe SHBA-ja, përcjell rel, thotë se oqeanët po ngrohen deri në 40 për qind më shpejt se sa që një panel i Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar pesë vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se nga kjo ngrohje janë dëmtuar shkëmbinjtë nënujor të koraleve duke detyruar peshkun të gjejë ujëra më të thella dhe më të ftohta, duke e çrregulluar kështu ekosistemin nënujorë.

Gazrat serë ngrohin ajrin, dhe sipas shkencëtarëve, ajo nxehtësi thithet nga oqeanet. Nuk ka shenja se ajo do të ngadalësohet.

Në fakt, ata thonë se të dhënat për ngrohjen e oqeanit kanë shënuar rekorde pothuajse çdo vit që nga viti 2000.

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori