LAJMI I FUNDIT:

Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës

Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 26-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

“Do doja të thoja dy fjalë për një mikun tonë, një djalë Tirane, një fëmijë i dy prindërve të shkëlqyeshëm, një student i shkëlqyer, një qytetar dhe babi i dy fëmijëve, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta, për mikun tonë Gerti Bogdani. Ai ishte kreu u një prej njësive bashkiake të Tiranës dhe dy herë deputet ku e kreu me përgjegjësi të plotë detyrën e tij. Prandaj duhet të mbajmë 1 minutë heshtje për mikun tonë”, tha Teliti.


Më pas, Teliti në fjalën e tij u shpreh se, Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiranasi dhe shqiptari.

“Janë vjedhur paratë e çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt në vitin e 9 të tij u tha qytetarëve që ti do të jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik të rënduar pasi ne na duhen paratë t’i vjedhim dhe grabisim”, tha Teliti.

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se, “sot jemi në një moment, jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani”.

Më tej, Këlliçi u shpreh se, SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se, protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Ne jemi këtu sot, sepse për fat të keq ky vend nuk ka drejtësi, kemi një strukturë të korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK”, tha Blushi.

“SPAK që kërcënon e shantazhon pjesëtarët e PD që po përpiqet të krijojë parti politike, po përpiqet me çdo mjet të vrasë pluralizmin e do të asgjësojë drejtësinë”, theksoi Blushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori