Opozita po kërkon nga krerët e institucioneve që të trajtojnë me seriozitet rastin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, por ata nuk kanë plan të ftojnë seancë plenare për trajtimin e kësaj çështjeje, pasi kjo është përgjegjësi institucionale. Përfshirja e organit më të lartë legjislativ në këtë rast, po konsiderohet të jetë ndërhyrje në rastet me të cilat po merret Gjykata Speciale.
Institucionet e vendit, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa nuk janë të interesuara të merren me këtë çështje.
“Unë mendoj që është përgjegjësi institucionale. Ne nuk e pamë asnjë fjalë nga ministrja e Drejtësisë, nuk e pamë asnjë fjalë nga kryeministri. Besoj që në këtë rast nuk janë të interesuar të merren me këtë çështje. Partia Demokratike e Kosovës në vijim do t’i bëjë veprimet e saj kushtetuese në raport me këtë rrethanë. Mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova ka qëndrim në këtë rast, pasi që ne e dimë çfarë dëmi i ka krijuar Dick Marty Kosovës me dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe tash thotë që kemi pasur një tentim-vrasje. Po shihet, unë flas si deputet, që ka pasur pazare mes tij dhe Serbisë”, tha ai.
E pyetur nëse do të ftojnë seancë për trajtimin e rastit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj thotë se me këtë duhet të merren krerët e qeverisë.
“Janë krerët e qeverisë që duhet të merren me këtë çështje, sepse ajo çfarë e dëgjuam është që kanë dashur ata që të kryejnë një sulm Serbia, sepse nuk është hera e parë që ata kërcënojnë në këtë mënyrë, duke e ditur se senatori Dick Marty është ai që ka ngritur aktakuza për krerët e UÇK-së me supozimet e tij që kanë kryer gjenocid. Janë institucionet e Kosovës, kryeministri dhe presidenti ta ngrenë në nivele më të larta këtë shqetësim. Sepse, arsyeja u pa që ka qenë që shërbimet sekrete serbe kanë dashur ta eliminojnë Dick Marty-n, në mënyrë që kjo t’u lihet shqiptarëve”, tha ajo.
Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shprehet se Kosova duhet të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar në lidhje me kërcënimet që Dick Marty ka marrë nga shërbimi sekret serb.
“Unë dyshoj që Kuvendi i Kosovës do të duhej të merrej me këtë temë. Kuvendi i Kosovës nuk është adresa e duhur që kjo të bëhet qoftë publike, qoftë të ngrihet informacioni te partnerët ndërkombëtarë. Unë besoj që kryeministri, ministrja e Jashtme me theks të veçantë, ambasadorët tanë në Evropë dhe shtete tjera të botës, do të duhej që këtë çështje ta ngrenë dhe të informojnë shtetet e ndryshme. Në mënyrë që të sensibilizohet sa më shumë opinioni ndërkombëtar në lidhje me këtë ngjarje”, tha Miftaraj.
Ai thotë se Kosova duhet të presë informacionet zyrtare nga shteti i Zvicrës lidhur me rastin.
“Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej të ishte adresa e duhur, sepse mund të konsiderohej edhe si ndërhyrje në rastet që janë në Gjykatën Speciale apo ndërhyrje të tjera të cilat nuk do të ishin të përshtatshme për publikun e Kosovës”, tha Miftaraj.
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka kërkuar nga autoritetet kosovare për të marrë informacione mbi rastin e Dick Marty.
“Në ditën e parë që është bërë publike, kam kontaktuar me autoritetet në institucionet e sigurisë në Kosovë dhe kam kërkuar që ato nëpërmjet rrugëve zyrtare të bien menjëherë në kontakt me autoritetet zvicerane të sigurisë dhe të marrin informatat zvicerane. Në momentin që këto informata na dërgohen me shkrim, do të shohim se cilat do të jenë hapat e drejtpërdrejtë që do të ndërmarrim. Por ne nuk duhet të harrojmë që kjo është një taktikë që Serbia e ka përdorur vazhdimisht gjatë historisë së saj. Pra, ka kryer krime për të cilat ka dashur t’i fajësojë shqiptarët”, tha Osmani.
Televizioni publik zviceran ka raportuar se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur që 16 muaj nga policia zvicerane, pas kërcënimeve për likuidim nga shërbimi inteligjent serb./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025