LAJMI I FUNDIT:

Opozita reagon pas publikimit të vlerës së koeficientit: Kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – trazirat

Opozita reagon pas publikimit të vlerës së koeficientit: Kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – trazirat

Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës. Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se koeficienti më i vogël se 125 është shkatërrim i ekonomive familjare.


Ai ka kritikuar Qeverinë për llogaritjen e koeficientit 105 euro në kohën kur ka inflacion.

“Çmimet janë RRITË deri në kulm, Qeveria e ka DYFISHUAR tatimin në pronë, përkrahje ZERO për qytetarët, tash edhe pagat MINIMALE. Në anën tjetër, Qeveria mbanë QINDRA MILIONA euro të pashpenzuara, në këtë kohë KRIZE! Ministrat e kanë lehtë se pagën, xhipat, naftën, darkat ua paguajnë qytetarët me tatimet e tyre, prandaj nuk e ndjejnë krizën financiare të qytetarëve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti kryemashtrues që ka për qëllim trazirat.

“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpëruese prej 105€!  Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Kalo në kategori