Dogana e Kosovës ka njoftuar se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur rreth 8 për qind më shumë, mirëpo prezantimi i të tyre nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxitur reagime të ekonomistëve të partive opozitare, të cilët kanë kritikuar se po manipulohet me shifra.
Sipas Doganës, sukseset janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe qytetarët.
“Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind”, thekson Dogana.
Sipas LVV-së, mbledhja e këtyre të hyrave është rezultat i qeverisjes së mirë.
“Ky është rezultat i qeverisjes së mirë dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës, Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera në luftimin e ekonomisë joformale kontrabandës dhe promovimit të konkurrencës së ndershme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
“Ndërkohë, veriu i vendit që ishte parajsë e kontrabandës që furnizonte edhe pjesë të tjera të vendit me mallra të padoganuara më nuk është e tillë”, vijon njoftimi.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qeverisja aktuale po kërkon shifra të cilat mund ta bëjnë të suksesshme, por që sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka asnjë sukses real në asnjë fushë.
“Qeveria e Kosovës po vazhdon të jetë në kërkim të çfarëdo shifre që potencialisht mund ta bëjë të duket si e suksesshme në ndonjë fushë. Fatkeqësisht, përveç skandaleve e aferave të njëpasnjëshme, asnjë sukses real në asnjë fushë”, tha Mustafa.
Ai ka shtuar se rritja e të hyrave të Doganës së Kosovës është për shkak të rritjes së importit.
“Nivel historik kanë arritur importet e Kosovës, që nënkuptojnë derdhjen e parave të qytetarëve të Kosovës në tregjet e jashtme, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të larta sesa në këtë periudhë. Vetëm deri në qershor, importet shënuan vlerën prej 2.69 miliardë euro – më e larta ndonjëherë në gjashtëmujorin e parë të vitit”, ka shtuar ai.
Mustafa tutje ka theksuar se VV-ja duhet të tregoj si po shpenzohen të hyrat e jo të shpenzojë energjinë duke manipuluar me të dhëna.
“Në vend se të shpenzojnë energjinë për manipulime vizuele me grafikonë, më mirë do të ishte të na tregojnë se si po i shpenzojnë ato tatime që po i mbledhin nga qytetarët. Investimet kapitale gjatë kësaj qeverie kanë shënuar nivelin më të ulët ndonjëherë, ndërsa tani po i lënë edhe nxënësit pa libra”, përfundon ai.
Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se LVV-ja bën propagandë dhe se i keqpërdor statistikat.
“LVV me propagandë erdhi në pushtet me propagandë do ta përfundoj mandatin. LVV ditë e natë prodhon propagandë. I përdorë e keqpërdorë statistikat, i deformon grafet në mënyrë që ta ushqej masën, paradite i shanë policinë, pasdite thotë po e luftojnë kontrabandën. Me një fjalë janë aq kundërthënës saqë as vetës më nuk i besojnë”, shkruan Bajrami në Facebook.
Ish-ministrja e Financave ka renditur katër çështja që qytetarët duhet t’i kenë parasysh.
“E para; LVV nuk ka thënë asnjë fjalë për Doganën, as për Policinë në rastin kur pa u vrejtur fare kanë kaluar kufirin tonë rreth 11 mijë doza drogë ekstazi. E dyta; 71 milionë euro qenka rritja në krahasim me 2022, pra vetëm 7.62 për qind se e kanë paraqitë vizualisht sikur me qenë rritje 100 për qind, por nuk është, është vetëm 7.62 për qind. E treta; ky nuk është ndonjë rezultat sepse janë tatime në import. Po, për import jeni kampionë siç e shpjegova me lart, këtë s’mund ta mohoj askush. E fundit, për ta parë të gjithë performancën e doganave por edhe të të tjerëve, publikoni eksportin dhe importin e mallrave duke krahasuar me 2022”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
BP Home Investment LLC – tatimpaguesi, punëdhënesi, dhe eksportuesi i vitit 2024 në Kosovë
Njohës të ekonomisë thonë se sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?