LAJMI I FUNDIT:

Opozita maqedonase me një deputet më pak, Sazdovski largohet nga koalicioni i Gruevskit?

Opozita maqedonase me një deputet më pak, Sazdovski largohet nga koalicioni i Gruevskit?

Deputeti nga radhët e Opsioni Qytetar Maqedonas (OQM), Çedomir Sazdovski, as vërtetoi as demantoi se po e lëshon partinë e tij dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, për t’u bërë deputet i pavarur. Ai për Makfaks, tha se nuk dëshiron të komentojë spekulime, ndërsa detaje do të jep të hënën, gjegjësisht pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.

Informacioni për daljen e Sazdovskit nga koalicioni i Gruevskit, akoma është jozyrtar, duke pasur parasysh faktin se akoma nuk ka njoftim nga shërbimi i Kuvendit për ndryshime eventuale në përbërjen grupit të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Çedomir Sazdovski akoma është i nënshkruar në faqen zyrtare të Kuvendit si deputet i partisë OQM, së bashku me Panço Minov.

Për momentin ai është zv.koordinator i grupit të gjashtë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”./Telegrafi/