Pas prezantimit të një draft rezolute nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila ka të bëjë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës kanë folur deputetët e partive opozitare.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ftoi deputetët në përkrahje të rezolutës për policët e Kosovës.
“Përkundër ndjenjave policët e Kosovës bojkotuan presidenten e vendit në darkën e Lamës. Ata janë njerëz që angazhohen që në mëngjes për të vendosur rend dhe ligj. Të përkrahim rezolutën. Nëse edhe kësaj radhe nuk e përkrahim i bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që të ofrojnë benefite për policët dhe të vendosin që të bëjnë pa pagesë shërbimet shëndetësore”, tha Berisha.
Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni theksoi se edhe pse më 24 shtator i gjithë spektri politik ishin të unifikuar, kjo siç tha ai nuk po ndodh sot.
Ai u shpreh se partia në pushtet nuk është prezente sot në Kuvend, edhe pse siç tha ai verbalisht thonin që janë në përkrahje të tyre.
“Më 24 shtator, spektri politik dhe partitë parlamentare ishin shumë të unifikuar për ballë një rreziku që vinte nga territori i Serbisë. Është e ditur që kapacitet e policisë së Kosovës nuk janë ngritur vitet e fundit, por janë investime që nga çlirimi i Kosovës. Për mbi dy dekada çdo qeveri ka investu. Ky unitet nuk po tregohet sot. Kur ne flasim për nevojat elementare esenciale për pjesëtare e tyre, na mungon mazhoranca të cilët verbalisht ishin në përkrahje të tyre, e sot nuk shprehën gatishmërinë që nga opozita të dëgjojnë se si të përmbushen nevojat e tyre”, ka thënë Quni.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë.
“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq sikur të ishin futur në Ligjin e Pagave. E përkrahim këtë rezolutë. Prej që është kjo qeveri, policëve u janë ndal shtesat. E tash po mundohemi që të gjejmë forma të ndryshme që ta bëjmë policinë të jetojë me dinjitet”, tha Berisha.
“Pse pozita nuk janë këtu sot? Pse kryeministri dhe ministrat nuk i përgjigjen pyetjeve parlamentare? Pse nuk përkrahet policia as me një rezolutë, e bile e bojkotojnë? Sepse mendojnë që edhe rrejnë dhe mendojnë që e marrin votën prapë. Këta duan vetëm pushtet. Këta kanë me bo diçka për policinë, por e kanë kasavetin që mos të vijnë këtu e të ju mbetet atyre”, tha Berisha.
Ai tha se kjo qeveria ka arrit të krijojë përçarje në popull.
Ndërsa, deputeti Haki Abazi gjatë fjalës së tij në Kuvend kritikoi partinë në pushtet, LVV-në për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit.
“Në demokracinë parlamentare kjo është vetë dorëzim përpara vetvetes. Me shku me bo fytyra të mërzitura në varrime e me bo skena të tilla, e mos me ardh në kuvend për ta, nuk e kuptoj këtë farë pune. Përveç se është duke u tentu me u bo një kauzë tjetër e rrejshme. Për tri vite, çka është duke u tentu me bo për sektorin e sigurisë? Ama me këqyr parlamentin prej televizioni atje është dështim i demokracisë. Përveç nëse jeni duke tentu me u koordinua me Radojiçin që e keni lëshu prej Banjskës në Serbi. Hajt më tregoni si e keni lëshu Radojicin me ik prej Banjskës në Serbi, e Banjskën e trajtoni si Kumanovën. Policia është e mirë vetëm kur vritet dhe të fotografoheni me familjet e tyre? Kryeministri don me u bo model politik i komandantit të Policisë të Facebook-ut. Nuk e ka gajlen e policisë atje, por të policisë së Facebook-ut. Rezoluta është shumë e mirë… është sjellë në kujtesë pas tri vitesh, për ato familje që kanë humbur anëtarët e tyre që të mos mbeten në mëshirën e askujt”, tha Abazi.
Ai tha se nuk ka fotografi më të turpshme se sa me pa Kuvendin e zbrazur, dhe me i pa siç u shpreh Abazi fytyrat e partisë në pushtet të mërzitmë në varrimet e policëve.
“Nuk ka kuptim me ju dhënë dorën familjarëve të policëve të vrarë, e sot nuk jeni këtu për ta”, tha Abazi.
Ai po ashtu pyeti: “Pse është tradhtuar policia e Kosovës dhe është lëshuar Radojiciqi, pasi kryeministri ka thënë se Banjska është e rrethuar nga Policia e Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi të dal pa asnjë ther në këmbë?”.
Ndryshe, deputetët e partisë në pushtet (LVV) nuk janë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht