Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e taksës doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja, ka ndarë në pikëpamje të ndryshme krerët e institucioneve dhe të koalicionit aktual qeverisës në Kosovë. Ndërkohë që përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, konsiderojnë se Qeverisë që udhëhiqet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, siç thonë përfaqësuesit e tyre, i ka ardhur fundi.
Deputetët nga dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se koalicioni qeverisës, i lidhur në mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive të tjera, që nga fillimi është parë se nuk ishte serioz dhe është formuar për të përmbushur apetitet politike dhe, siç thonë ata, klienteliste.
Deputeti Armend Zemaj tha se LDK-ja konsideron se Qeveria e Kosovës nuk ka punuar për zhvillimin e vendit dhe integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Sulmet ndaj shtetit të Kosovës nga kjo Qeveri janë bërë me tentimin për të zhvleftësuar Gjykatën Speciale dhe tash kjo po vazhdon me avazin e njëjtë, në kundërshtim të plotë me partnerët të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për liri e pavarësi, siç është SHBA-ja dhe BE-ja. Ne kemi kërkuar që gjithmonë arsyeshmëria është plotë që ne të shkojmë në zgjedhje dhe të krijojmë një legjitimitet të ri për Republikën e Kosovës dhe interesat e qytetarëve të vendit”, tha Zemaj.
Sipas LDK-së, ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar kushtetutshmërinë e Kuvendit.
Institucionet qendrore të Kosovës ende njëzëri nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për pezullimin e tarifës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ,Kadri Veseli deri tash kishte qëndrimin se taksa nuk duhet të hiqet, kurse pas një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se taksa duhet të pezullohet për të paktën 120 ditë.
Deputetja Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se pas gjendjes së krijuar në zhvillimet e fundit politike, Qeveria nuk duhet të heqë taksën, por duhet vetë të dorëhiqet.
“Ne besojmë se në asnjë mënyrë taksa nuk duhet të tërhiqet, për shkak se ajo vetëm sa e forcon pozicionin tonë jo vetëm në raport me Serbinë, por edhe në sjelljet tona dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Për më tepër besoj se më Serbinë duhet të ketë reciprocitet të plotë në të gjitha aspektet, në atë ekonomik, politik dhe të gjitha çështjet që janë në tryezë të diskutimeve”, tha Nagavci.
Kurse, sa i takon Qeverisë dhe qeverisjes, Nagavci konsideron se ajo nuk ka legjitimitet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Ne besoj se kjo Qeveri duhet të dorëhiqet për shkak të skandaleve të shumta, për shkak të aferave të korrupsionit dhe kapjes së shteti, por jo për shkak të taksës”, tha Nagavci.
Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj, për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional, për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.
Kjo parti ka thënë se një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk janë pjekur kushtet për pezullimin apo shfuqizimin e taksës.
Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën doganore 100 për qind për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës karshi pavarësisë së Kosovës. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania