Opozita dhe shoqëria civile po e akuzojnë kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë.
Katër ditë pas takimit të delegacioneve në nivel të ekspertëve në Bruksel, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) konsiderojnë se ka shumë mjegulli në kapitullin e ri të dialogut.
Sipas tyre, shefi i ekzekutivit duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi me palën serbe. Nga ana tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje mohojnë pretendimet e opozitës, teksa thonë se kryeministri Kurti ka bërë ftesë për gjithëpërfshirje në procesin e dialogut.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e sheh shqetësuese mos raportimin e kryeministrit Kurti në Kuvend për takimin e parë të tij me presidentin serb, Vuçiq.
Ai për kp thotë se një gjë të tillë e kanë bërë gjithë ish-kryeministrat paraprak, derisa tash nuk ka as agjendë zyrtare për dialogun me Serbinë.
“E shohim se mungon një transparencë e bisedimeve, nëse e shohim në të kaluarën, ish-kryeministrat para çdo takimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Kuvend, kanë diskutuar për agjendën që e kanë në Bruksel. Të njëjtën kohë edhe kur janë kthyer prapë kanë bërë të njëjtën gjë. Kurse, kryeministri aktual, zotëri Kurti ende nuk e ka bërë një veprim të tillë. Për mua si deputet është shqetësuese dhe më shumë shqetësuese mungesa e transparencës është për qytetarët, pasi nuk e kemi një agjendë zyrtare shtetërore në raport me Serbinë”, thotë Beqa.
Kritika për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë po adreson edhe Violeta Haxholli nga KDI, e cila thotë se Kuvendi nuk duhet të shmanget në një proces të tillë të rëndësishëm për vendin.
“Mungesa e transparencës po e shoqëron këtë kapitullin e ri të dialogut, siç po e quajmë. Kryeministri Kurti ende nuk ka raportuar në Kuvend për takimin e kaluar me presidentin Vuçiq. Ne si KDI konsiderojmë se Kuvendi nuk duhet të shmanget në këtë proces të rëndësishëm siç është dialogu, sidomos duke pasur parasysh se Kuvendi është institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Prandaj edhe ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që sa më parë të vijë dhe raportojë në Kuvend lidhur me takimin, propozimet që i ka prezantuar aty t’i sqarojë më tutje për deputetët. Ashtu edhe të ofrojë informacione se çfarë po diskutohet në grupet teknike ku merr pjesë zotëri Bislimi dhe çfarë pritet të diskutohet në takimin e 25 korrikut. Ka një sërë informacionesh që qeveria nuk i ka ndarë as me Kuvendin dhe as me publikun”, deklaron ajo.
Por, gjitha këto pretendime i mohon deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
“Në procesin e dialogut gjithmonë kemi bërë ftesë për gjithë përfshirje, në anën tjetër kemi edhe transparencë pasi është raportuar paraprakisht. Kemi folur në Kuvend, ka raportuar edhe kryeministri Kurti për çështjen e dialogut dhe përgatitjet që janë duke bërë në Kuvendin e Republikës”, thotë Hyseni.
Deri më tani është zhvilluar një takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me pjesëmarrës Kurti-Vuçiq dhe një takim i grupeve të ekspertëve. Kryeministri Kurti, por as vartësit e tij nuk kanë raportuar në Kuvend për këto takime, por para nisjes për në Bruksel për takimin e parë, kreu qeveritar ka diskutuar në Kuvend për ecurinë e deriatëhershme të dialogut. Ndërsa, takimi i dytë i nivelit të lartë pritet të mbahen në fund të muajit korrik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Janevska: Për shtatë vite ka 17 mijë nxënës më pak dhe numri i studentëve është zvogëluar për shtatë mijë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe