Në Tiranë opozita akuzoi drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit, se kanë pranuar dhurata, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.
Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.
Por bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.
Afro një vit më parë, në kulmin e protestës së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para parlamentit, ku po miratohej një ligj special bashkë me planet e firmës Fusha për të ndërtuar një seri kullash shumëkatëshe dhe një teatër të ri, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, udhëtonte drejt Spanjës në një hotel luksi, ku shpenzimet e fjetjes, së paku 900 euro në natë, i pagoi Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.
Dokumentet u publikuan sot edhe nga Partia Demokratike e opozitës, krahas mediave online, ku shihet se si nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku, kur kaloi dy netë në një hotel luksoz të Barcelonës, edhe pse një ligj i vitit 2005 për konfliktin e interesit i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.
I pyetur sot nga “Zëri i Amerikës” mbi këto dokumente të publikuara nga opozita dhe media online, zëdhënësi i bashkisë, dha shpjegime mbi ngjarjen ku mori pjesë zoti Mazniku një vit më parë në Barcelonë.
“Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë, – thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për “Zërin e Amerikës”. – Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin”, thuhet në shpjegimet e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia nuk ka dhënë shpjegime të tjera mbi akuzat e opozitës, sipas të cilës, firma “Fusha” favorizohet nga bashkia dhe qeveria duke fituar në 4 vjet 145 tendera me vlerë rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me vetëm një operator në garë. Nga të dhënat zyrtare del se nga 145 tendera gjithsej, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.
Vetëm nga bashkia e Tiranës në vitet 2015-2019 kjo kompani përfitoi 49 tendera me vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderave vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.
Kjo kompani deklaroi opozita – është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.
Sipas saj, dhurata private për zotin Mazniku është një skandal, që në çdo vend europian do të sillte pasoja penale, dhe minimum një dorëheqje të përfituesit në shkelje ligjore. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri