LAJMI I FUNDIT:

Operacioni policor “Tempulli”, brenda dy ditëve në Shqipëri u arrestuan 50 persona të dyshuar për drogë

Operacioni policor “Tempulli”, brenda dy ditëve në Shqipëri u arrestuan 50 persona të dyshuar për drogë

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë realizuar operacionin policor të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një 52-vjeçar që shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet, transmeton Telegrafi.

“Sekuestrohen rreth 500 doza kanabisi që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë. Sekuestrohet edhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje, në banesë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje.
Lënda narkotike, së bashku me armën e gjahut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me realizimin e operacionit policor “Tempulli”, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ai ka pohuar se brenda dy ditëve në Shqipëri janë arrestuar 50 persona.

“Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Vlorë, Dibër, Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Fier dhe Elbasan për operacionet dhe kapjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike (përfshirë një sasi droge sintetike bonsai), disa armë zjarri, si dhe janë sekuestruar prona dhe para të personave pjesë e grupeve kriminale”, ka thënë ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori