Ndryshime të mëdha pritet të ketë te Paris Saint Germain edicionin e ri.

Skuadra nga kryeqyteti francez nuk po e ka problem të triumfojë në kampionat dhe në Kupat e shtetit, por objektivi kryesor mbetet triumfi në Ligën e Kampionëve.


Punë e madhe pritet të bëhet këtë verë te PSG, pasi plot 11 futbollistë nga reparte të ndryshme janë nxjerr në shitje.

4 15

Tre mbrojtësit Abdou Diallo, Layvin Kurzawa dhe Thilo Kerher janë në shitje.

Ndërkohë nga reparti i mesfushës pritet të ketë më shumë largime, pasi në listën e transferimeve janë emra si Idrissa Gueye, Dina Ebimbe, Leandro Paredes, Danilo Peirera, Ander Herrera dhe Georginio Wijnaldum.

E gjatë kësaj verë nga PSG do të largohen edhe sulmuesit si Mauro Icardi e Julian Draxler.

Sipas Le Parisien, nuk përjashtohet mundësia që nga klubi të largohen edhe yjet e mëdhenj si Neymar, Presnel Kimpembe dhe Keylor Navas. /Telegrafi/

telegrafi sport app