OpenAI prezanton ChatGPT Atlas - shfletuesi i ri me inteligjencë artificiale

OpenAI ka prezantuar shfletuesin e ri të fuqizuar nga inteligjenca artificiale - ChatGPT Atlas.
Atlas u lejon përdoruesve të thërrasin ChatGPT direkt në çdo faqe interneti.
“Boti” mund të përmbledhë tekstin, të krahasojë produkte, të analizojë të dhëna ose të ndihmojë me emailet dhe kalendarët.
Ai madje mund të bëjë blerje, të rezervojë tavolina dhe të plotësojë formularë automatikisht.
OpenAI has unveiled its new AI-powered browser — ChatGPT Atlas
Atlas lets users summon ChatGPT directly on any webpage. The bot can summarize text, compare products, analyze data, or assist with emails and calendars.
In agent mode, it can even make purchases, book tables, and… pic.twitter.com/dcm5trN8ah
— NEXTA (@nexta_tv) October 21, 2025
Shfletuesi është tashmë i disponueshëm për macOS, me versione për Windows, iOS dhe Android që do të vijnë së shpejti.
Sipas Reuters, ChatGPT Atlas do të jetë në gjendje të trajtojë edhe detyra të thjeshta “freelance”.
OpenAI po hyn në një treg të ngjeshur: Google ka integruar Gemini në Chrome, Microsoft ka shtuar Copilot në Edge dhe Perplexity kohët e fundit prezantoi shfletuesin e vet, Comet AI. /Telegrafi/


















































