OnePlus 8T është ende i freskët në treg, por kompania kineze nuk duket se është duke pushuar kur bëhet fjalë për prezantimin e trashëgimtarit tjetër.
Me sa duket, një nga rrjedhjet e para të OnePlus 9 është shfaqur përsëri, duke treguar pajisjen nga pothuajse të gjitha anët.
Imazhet e rrjedhura tregojnë kamerën e pajisjes dhe disa detaje të tjera që konfirmojnë atë që do të ofrojë telefoni i ardhshëm i OnePlus.
Në pamjen e parë, ne mund të shohim se si paraqitja e përgjithshme e OnePlus 9 ngjan me atë të Galaxy Note 20 Ultra.
OnePlus 9 do të mundësohet nga Snapdragon 888 i cili konfirmohet në aplikacionin e lidhur me emrin e koduar “Lahaina”. Siç pritej, kompania po qëndron tek një nga procesorët më të fuqishëm mobil të momentit.
Përveç procesorit i cili do të mbeshtesë OnePlus 9, modeli fillestar thuhet se përmban 8 GB RAM së bashku me 128 GB hapësirë të brendshme. Kjo rrjedhje në thelb nënkupton që modeli bazë i OnePlus 9 do të shfaqë 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë. Përveç kësaj, Android 11 do të jetë në dispozicion në pajisje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
iPhone 4 SE i Apple do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi i tij
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Shkarkoni iOS 17.5.1 tani për të rregulluar problemin e rishfaqjes së fotove të fshira
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251