Onana duhet ta falënderojë bashkëlojtarin e tij për penalltinë e pritur, gjesti i tij po lavdërohet edhe nga tifozët

Manchester United ka fituar një ndeshje spektakolare ndaj Copenhages në xhiron e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq fituan me rezultat minimal 1-0, por mysafirët kanë humbur penallti në minutën e 97-të duke humbur edhe mundësinë e artë për të marrë një pikë në Old Traford.
Andre Onana priti penalltinë e Jordan Larson duke i ndalur pikët e plota në Angli.
Megjithatë portieri kamerunas duhet ta falënderojë bashkëlojtarin e tij Alejandro Garnachon për pritjen e penalltisë.
Talenti argjentinas shkoi te pika e penalltisë dhe e dëmtoi atë para se Larson të merrte topin dhe ta godiste.

Nga
Telegrafi
25/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































