LAJMI I FUNDIT:

Omëletë në qese: Receta më e lehtë që të gatuani omëletën më të shijshme pa e fërguar në tigan

Omëletë në qese: Receta më e lehtë që të gatuani omëletën më të shijshme pa e fërguar në tigan

Tingëllon çuditshëm, mirëpo rezultatet janë të shkëlqyeshme

Omëleta do të duhej të jetë ushqimi më i lehtë për gatim, mirëpo disi gjithmonë nevrikosemi – ose tigani nuk ka enë tepër i nxehtë apo, megjithatë, omëleta është shkrumbuar, transmeton Telegrafi.

Dhe të mos përmendim situatën në të cilën çdo gjë është në rregull, mirëpo assesi nuk mund të mbajë formën e vet dhe shformohet.


Tani ekziston një zgjidhje më e thjeshtë, ndërkaq çdo gjë që ju është e nevojshme është qesja plastike për sandviç (ajo e cila mbyllet nga sipër).

Në qesen plastike thyeni vezët, mbylleni me duar dhe përzieni derisa të bardhët dhe të verdhët e vezëve të bashkohen.

Sërish hapeni qesen, shtoni ato që zakonisht dëshironi të keni në omëletë – kripën, piperin, djathin, perimet, etj.

Qitni ujë në tenxhere. Sapo të vlojë, futeni qesen me tretjen e përgatitur dhe zieni 12 deri në 15 minuta.

Omëleta juaj është e gatshme edhe pa fërgim!

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Speca me vezë

Speca me vezë

Kuzhina
Spinaqi i pjekur në furrë!

Spinaqi i pjekur në furrë!

Pjata kryesore
Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Nga duart tua
10 koktejet më të mira të verës!

10 koktejet më të mira të verës!

Pije dhe Kokteje
Pite turke: Gatuhet lehtë dhe shpejt

Pite turke: Gatuhet lehtë dhe shpejt

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori