Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

E ftuar në “Më lër të flas”, ajo ka folur për eksperiencën brenda, largimin nga shtëpia e po ashtu edhe për banorët e tjerë.


Mes tjerash, artistja ka komentuar edhe raportin që ka tashmë me djalin dhe bashkëshortin e saj, Dorin.

Njëra nga pyetjet e parashtruara nga vëllezërit Veshaj ishte nëse e gjeti burrin siç e kishte lënë.

“Meqë natën e spektaklit që unë dola djali ishte pak i ftohtë dhe u duk sikur ishte larguar apo më kishte harruar, kur shkova në shtëpi ai hidhej mbi krevat dhe thoshte “mami, mami të dua shumë”, u shpreh ajo.

Screenshot 19 7 Foto: Screenshot/YouTube

“Dorin e kishte marrë malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mirë. U rikuperuam shumë shpejt familjarisht”, tha mes tjerash Gixhari.

Ajo doli papritur nga BBVA duke thënë si arsye mallin e madh që kishte për djalin. /Telegrafi/

Screenshot 20 4 Foto: Screenshot/YouTube